Emiljo, the becoming of an avid (e)reader?

This post marks the day in which I promise myself to get back to writing one or two things at the end of the day, week or month. The frequency will be random, really, and the content of the posts will change from solely my view on Albanian politics and economics to a broader perspective on what surrounds my daily life and thoughts. The randomness and my still unclear drive for incorporating writing again in my life should also explain the not so cool site title. Well, let’s hope that by reading more than writing, I will stumble upon or come up with a better one. Now, off to this post.

Slightly more than a month after I decided to purchase an eReader, here I am trying to make a cheesy post in which I briefly present my 9 findings from the past 33.3 hours of reading on my Kobo in this month.

  1. Switching from paper to an eReader could have not been any easier for me. Surely, there is less of a sentimental feeling once you close a book, but through highlighting many parts (MANY, 50+ for each book really) it is quite easier to come back to certain paragraphs at a more convenient time and look at what you previously appreciated with a more critical and understanding eye. To many people, the feeling of having a book in their hands is irreplaceable, but for me it has been working just fine with my Kobo so far.
  2. After being swamped in almost purely academic literature, EYP, and monotonous internships for the last year or two, I once again see the value of reading in embellishing my days, and allowing me to dream bigger than before, wonder about questions I had not considered before, and be less afraid of the uncertainty of each coming day.
  3. Through the inbuilt dictionaries, I can learn new words simultaneously, without needing to reach for my phone or laptop for the dictionary app.
  4. Ideal for traveling and particularly for EYPers! It makes any bus, train, or plane ride much more productive, interesting, and even I feel better for more than 2-3 hours not having been a waste of time.
  5. Ideal for reading right before you go to sleep, for unwinding after a day of classes, papers, or any other repeated activities, can permanently stand on your bedside and it does not require a bedside reading lamp.
  6. Compact, lightweight, and equipped with an eink display, my Kobo makes for a perfect companion, even able to fit in the inner pockets of my winter jacket whenever I decide to spent a few minutes in a park across the dorms.
  7. In the longer run, even after only 15 books, it saves you more money compared to buying paperback books, saves on storage space, and saves you the trip to the local bookstore that is in our modern days mostly found in the closest shopping mall, already more than a 30 minutes walk from my place. Moreover, there are PLENTY of free ebooks available online, and for the shameless ones in our midst almost every ebook there exists can be found for free in some dark space on the web. Not that I recommend this.
  8. Environmentally friendly, no more papers or books lying around in my room.
  9. Behavioral economics is certainly the direction I see future breakthroughs in economics coming from. Cognitive psychology and the decision making theories contributing to it are truly fascinating.

In conclusion, I am very happy to have purchased an eReader, and would suggest everyone else to at least give them a try. More importantly however, I would recommend that everyone makes reading a part of their daily lifes, even if in the beginning it may for not more than 20 minutes before falling asleep. For me, it gradually became a habit and replaced an unhealthy one in the process. Read on, my friends. Your comments on the topic above are most welcome as well.

loool.jpg

I really wanted to just buy around 10 more books so that it could say 3% read.

 

Fjalë goje dhe prerje ëndrrash të drejta

Më lejoni ta nis këtë shkrim të shkurtër duke cituar një emigrant shqiptar në Gjermani, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj.

“Kosovo, alles Scheiße. Serbien, auch Scheiße. Deutschland, das ist gut. Da kann man arbeiten, fünf Euro die Stunde, egal ob schwarz oder nicht, es ist besser.”

Ashtu si mund ta keni kuptuar edhe juve tashmë, shkrimi i shkurtër që do të ndjekë këtë citim diskuton një problem që ka prekur më së shumti kosovarët kohët e fundit, eksodin masiv drejt vëndeve perëndimore. Një nga destinacionet e preferuara është Gjermania, sistemi social i së cilës lakmohet shumë, shpesh mbi baza jokorrekte. Që këtu nis zhgënjimi i parë: përtej varfërisë të shkaktuar nga papunësia, një prej shkaqeve që ka çuar në eksodin e shëmtuar është thashethemi tejet fals i përhapur mbarë trevave shqiptare.

Ky thashethem a fjalë goje si ta quash ka ndezur një shkëndijë që ngjall ëndrra të destinuara të priten në mënyrë fatale. Keqinformimi edhe shpresat për një jetesë më të mirë në Gjermaninë e shumëpërfolur kanë çuar në ngjarje tragjike edhe kushte të papranueshme jetese për shumë e shumë. Një shëmbull i pashpresë është kampi i azilantëve në Dahlem-Dorf, Berlin, vend në të cilin 80 përqind e azil-kërkuesëve janë me origjinë shqiptare. Standarti i jetesës në këtë kamp përkeqësohet nga dita në ditë, me rritjen e numrit të aplikatëve dhe shkurtimin e burimeve financiare dhe ushqimore për çdo azilant.

Ashtu siç duhet ta dimë edhe ne, nuk ekziston një arsye legjitime që mbështet kërkesat e azilantëve te kombit tonë. Sipas traktatit të Gjenevës të nënshkruar në 1951, duhet të vërtetohet përndjekja politike, në mënyrë që kërkesa për azil të mund të merret më tej në konsideratë. Miq të mi më informuan që një pjesë jo e vogël e azil kërkuesve në Berlin janë me pasaporta dhe origjinë shqiptare nga Burreli, Orikumi, Kukësi e shumë e shumë qytete ose fshatra të tjerë shqiptarë. Pra turmës fillimisht kosovare i janë bashkuar gradualisht edhe shqiptarë të tërhequr nga një prespektivë e shtrembëruar. Nuk ka ditë që studentë shqiptarë në Berlin të mos angazhohen si përkthyesë nëpër proçese burokratike që 99 përqind të rasteve përfundojnë me një verdikt negativ. OASA, një organizatë e re e krijuar nga studentë shqiptarë në Berlin -anëtar i së cilës jam edhe unë- së fundmi publikoi një thirrje për ndihma monetare që mund të normalizojnë kushtet e jetesës. (https://www.facebook.com/oasaev)

Por ka ende shumë efekte të tjera negative të shkaktuara nga ky eksod, pjesërisht i pajustifikueshëm. Meqë autoritetet gjermane humbasin shumë kohë duke përpunuar kërkesat e shtuara mbi ekstremet e kapaciteteve të tyre, azilantë të tjerë sirianë ose me prejardhje nga vënde të cilat momentalisht janë vatra luftërash civile -ose akoma më keq, të pushtuara nga ISIS- detyrohen ti nënshtrohen një pritje të padrejtë. Fjalë goje më përcollën kërkesat irracionale të shtetasve tanë, kërkesa të shoqëruara zakonisht me veprime banale dhe treguese të një edukate tejet të ulët.

Ka ardhur momenti që të mobilizohemi dhe të marrim hapa për përmirësimin e një gjëndje momentalisht të pashpresë dhe eventualisht edhe shkatërruese jetësh. Është ajo dreq fjalë goje që ka çuar në skenare ku 9 djem shqiptarë rrahin 10 algjerianë për një racion më shumë. Aq e shëmtuar është gjëndja, sa edhe mua mu desh ta mendoja gjërë e gjatë nëse kam aq zemër sa për të postuar këtë. Por ja, e bëra. Në djall të vejë ajo fjalë goje që e kemi aq shumë qejf, dhe në djall të vejë imazhi fals i Gjermanisë super-sociale.

Bagëti e bujqësi – për shekullin e XXI

Listat e përvitshme të fituesve të vendeve universitare tregojnë që degët ekonomike, inxhinierike ose juridike zgjidhen shumë më shumë se sa ato të spektrit bujqësor dhe pyjor. Njohjet personale ose bisedat e zhvilluara rrëfejnë që disa vendime merren nga prindërit e studentëve të ardhshëm ose nga studentët e vendosur nën presion për të ardhmen e tyre. Ka edhe nga ata që zgjedhin një degë të frymëzuar prej rryshfeteve të mira që një i afërm merr në atë profesion.

Jo vetëm që një pjesë e madhe e maturantëve nuk e konsideron aplikimin për degët e lartpërmendura, për më tepër ata shprehen në një mënyrë që të bën të mendosh se këto fusha i përkasin personave të shtresave të ulëta ose studentëve të një horizonti më të ngushtë akademik. Harrojmë që pyetjet esenciale të së ardhmes nuk do të kenë më të bëjnë aq shumë me politikat e ndritura fiskale në vendin tonë se sa me pyetjet e mëposhtme: Kush do të prodhojë në të ardhmen nëse gjithë rinia i largohet fshatit? A do të jetë imazhi i ardhshëm i fermerit shqiptar ai i një personi të rropatur nga puna e rëndë, apo ai i një personi që përdor teknologjinë dhe nuk i hedh frutat e tij në lumë?

Në të njëjtën kohë, statistikat tregojnë që vetëm 15 prej 53 universiteteve private që operojnë në vendin tonë janë akredituar. Sa prej tyre ofrojnë programe të lidhura me bujqësinë ose ekologjinë? Të më falni nëse referencat e mia nuk janë të plota (ngaqë “universitetet” te ne shtohen si kërpudhat), por universitetet tona private nuk ofrojnë asnjë program në këto fusha. Ky është një prej indikatorëve, ndër shumë të tjerë, që paralajmëron kthimin e specialistëve të agronomisë në specialistë në zhdukje.

Megjithatë, duhet pranuar që edhe në rang global lëndët bujqësore nuk janë ndër lëndët më të preferuara nga studentët. Një nga sfidat kyçe të Bashkimit Europian është inkurajimi i fermerëve të rinj, si dhe sigurimi i një vazhdimësie në fushat e agrobiznesit dhe fermerisë. Kjo shprehet nëpërmjet iniciativave të ndryshme shtetërore ose pan-europiane (p.sh: CAP- Common Agricultural Policy – Politika e përbashkët agrikulturore, që shfrytëzon rreth 30 përqind të buxhetit të BE) që, ndër funksionet e tyre kryesore, kanë për qëllim tërheqjen e studentëve drejt këtyre fushave. Duket pra, sikur shteti ynë po pret prekjen e largët europiane për të menaxhuar një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së tij. Nëse të nesërmen ne do të prodhojmë më shumë bankierë ose avokatë sesa fermerë, specialistë të trojeve tona rurale, edhe fshatarë produktivë, atëherë do të kuptojmë që politikat e ndjekura në një rajon si ky i yni janë relativisht të gabuara.

Pasagjerët që kanë vendosur të mos flejnë gjatë udhëtimeve kanë vënë re tokat e djerra në zonat rurale, të shkaktuara prej zhvendosjes së popullsisë nga këto të fundit në ato urbane. Ndërkohë që shumë shtete marrin masa për parandalimin e kësaj dukurie, shteti ynë duket sikur bie dakord me këtë zhvendosje popullsie. Kushtet katastrofale të jetesës nëpër fshatra bëhen shkak për këto shpërngulje, kushte që mund të përmirësohen shumë lehtë nëse vëmendja e reformave të shumëpremtuara lëviz nga konsumatorët tek prodhuesit. Kjo pra, duhet të konsiderohet si prioritet në proklamatat e qeverisë, edhe jo ato aktivitetet super-humane të politikanëve të ardhur në pushtet. Këtu qëndron problemi kyç i ekonomisë sonë. Banorët e zonave rurale duhet të pajisen me një treg të posaçëm, ku mund të shesin prodhimet e tyre. Specialistët e fushës së bujqësisë, dijet e të cilëve po zënë pluhur, mund të aktivizohen në programet e duhura për një mbarëvajtje të prodhimeve në vend. Parimisht, një treg rajonal i standartizuar, derivat i ndryshimeve që duhen bërë, për pak kohë mund të sjellë reduktimin e importeve ushqimore.

Shqipëria dhe kushtet e saj klimatike dhurojnë potencial të madh në fushat e mbrojtjes së bimëve, agrobiznesit, hortikulturës dhe degëve të tjera në drejtimin ekologjik. Mjafton të kujtojmë faktin që 25 përqind e tokave tona janë fusha bujqësore dhe 36 përqind pyje. Për më tepër, gjysma e popullsisë sonë punon në sektorin bujqësor. Ky sektor, mbase e panevojshme ta përmend, është gjithsesi më i pazhvilluari i ekonomisë sonë. Është mëse evidente që jemi ende larg arritjes së kapaciteteve bujqësore potenciale.

Nga ana tjetër, vëmendja e publikut modern duhet t’i drejtohet terminologjisë, dijes dhe debatimit të fushave të mësipërme. Do të gënjenim veten nëse nuk pranojmë që gjysma e emisioneve “politike” me shikueshmëri të madhe ftojnë pseudo-kompetentë që shfrytëzojnë kohën e tyre me zënka të papranueshme.

Si një student që jeton në Berlin, por me prejardhje nga fshatrat e Korçës, unë mund të them me bindje që shija dhe vlerat ushqimore të importeve në vendet industriale nuk mund të krahasohen kurrësesi me frutat dhe perimet që familjet shqiptare blejnë nëpër tregjet fshatare. Jemi me fat, por jo për shumë kohë. Për të mos u varur më vonë nga importet dhe keqardhjet, konfrontimi politik dhe social me këtë problematikë nuk duhet të vonojë.

#UnëjamMeroBaze #Nuk

Parashikoj që ndër fjalitë e para me të cilat duhet të konfrontohem pas këtij shkrimi do të jenë: “Po ti ç’pate? ose “Ti do rrahur”. Komenti im është i thjeshtë. Nuk e di. Mbase nuk ka nevojë që ta di unë, për sa kohë që shkrimi im do jetë vetëm një ndër një milion shkrimet që do të lexoni. Në këto ditë paqartësie dhe çmendurie në Europë, ky blog-u im mund të jetë gjëja e fundit në kokën tuaj, megjithëse unë shpresoj të kundërtën.
Tragjizmi që ka pushtuar Francën, së bashku me ngjarje personale në këto ditët e fundit më kanë bërë të kuptoj që jeta dhe liria jonë lëkunden në fije të perit. Shtypja e një prej lirive kyçe në zemër të Europës është vetëm një tregues më shumë i brishtësisë së vlerave mbi të cilat ne si europianë dhe shqiptarë pretendojmë të ndërtojmë jetët tona. Ndërkohë që punonjësit e Charlie Hebdo – nëpërmjet satirës së publikuar – vënë në pikëpyetje faktet që po pranojmë në jetën tonë, ne themi që jemi të tërë Charlie (#JesuisCharlie), si për të treguar që trimëria jonë nuk ngelet mbrapa asaj së redaktorëve. Sigurisht që atmosfera tragjike që na ka pushtuar na bën të solidarizohemi me shokët europianë, por harrojmë që kjo atmosferë na është përcjellë vetëm nëpërmjet këmbanave të mediave botërore.
Nuk ka të mohuar fakti që ne si popull na pëlqen të tregohemi botërorë me raste, të tregohemi humanë në solidarizimin tonë. Por kjo nuk na jep të drejtën të vetëdeklarohemi Charlie, pasi 99 përqind e të vetëdeklaruarve as nuk i përafrohen. Nuk i afrohen në mendime, shprehi, sjellje dhe ideale. Gjithsesi, as unë nuk dua të heq lirinë që na është dhënë për tu vetëdeklaruar Charlie.Nëse Charlie, heroi i lirisë së të shprehurit, mund të na mësojë një gjë të vetme, ajo do të ishte provokimi i asaj që na tmerron. Nuk jemi Charlie pasi ne nuk i kundërvihemi asaj që na tmerron në mënyrë satirike, ose qoftë në ndonjë mënyrë tjetër me efekt afatgjatë. Nuk jemi Charlie sepse shtypja e lirisë mediatike në Shqipëri ka qënë më se e suksesshme. Nuk mund të jemi Charlie pa kuptuar se çfarë ky I fundit simbolizonte. Harmonizimi i statuseve në facebook me familjen europiane tregon vetëm që jemi teorikisht kundër së keqes që po na rrënon nga brënda (islamizmi ekstremist në zemër të Europës për francezët).

Ndërkohë që kështjella e demokracisë perëndimore po merret nga brënda, është tejet interesante të shikosh sytë tanë të ngulitur drejt perëndimit. Në mënyrë të ngjashme, fëmijët shikojnë televizor kur e dinë që kanë për të bërë detyrat. Armiku që ne duhet të luftojmë gjendet midis nesh, dhe jo në artikujt e BBC. Pse nuk tha njeri #UnëjamMeroBaze kur u rrah Merua? Por Merua nuk është Charlie, do thoni juve. Përkundrazi, Merua është ndër të vetmit që njoh, liria e të cilit i përafrohet asaj të demonstruar nga Charlie. A e dini se sa e sa Mero ka në shoqërinë tonë, jeta dhe liria e të cilëve shtypet dita ditës? Unë do të dëshiroja të isha Mero Baze sot, por vetem sot bre lalkë se s’dua të ha kopaçe nesër. Do t’ia u rikujtoj prapë ngjarjen kur të shoh që rrahja e një Meroje tjetër nuk do na nxjerrë në shesh, a në fejsbuk, për solidarizim.

Mirëseerdhët dhe gëzuar

Ja ndjeva edhe unë më në fund nevojën një blog-u. Ndërkohë që unë mësoj si funksionojne opsionet e WordPress, ju ngeleni në pritje te krijimtarisë sime. Shpresoj që përdorimi i fjalës krijimtari mos të ketë ngritur shumë pritshmëritë ndaj postimeve të mia të ardhshme.

E pra, që të mos zgjatem kot, ju uroj një vit të ri sa më të mbarë në aspektet që doni të ndryshoni në jetën tuaj dhe një produktivitet të lartë në çdo fushë.